Suspendohet kryeshefi i Infrakosit, Agron Thaçi

Suspendohet kryeshefi i Infrakosit, Agron Thaçi

Sot është suspenduar kryeshefi i Infrakosit Agron Thaçi,.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar anëtari i Bordit të Përkohshëm të Infrakosit Artan Dermaku.

“Nuk e kemi shkarkuar, e kemi suspenduar”, ka thënë shkurt Dermaku për Insajderin.

Ditë më parë Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për emërimin e bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje. Në krye të bordit është emëruar, Enis Berisha, derisa si drejtor, Vjollca Jashari, Artan Dermaku dhe Abdullah Lala.

Qeveria në krye me Albin Kurtin me propozim të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari kishte marrë vendim për shkarkimin e Brodit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” SH.A.

Rozeta Hajdari, ministrja e Ekonomisë në mbledhje ka rekomanduar që ta shkarkoj këtë bord pasi që bordi ka dështuar të marrë masa ndaj kryeshefit, Agron Thaçit, i akuzuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës “, që ka të bëj me dëmtimin e pronës.

“Njësia për politika dhe monitorim për ndërmerrje publike ka thënë se ka rënë validiteti i kësaj ndërmarrjeje kohëve të fundit”, tha Hajdari.

Gjatë ditës së djeshme janë shkarkuar edhe drejtuesit e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”./

 

Shpërndaje në: