Tentoi të fuste substanca narkotike në Dubravë, arrestohet dhe pezullohet nga puna gardiani

Tentoi të fuste substanca narkotike në Dubravë, arrestohet dhe pezullohet nga puna gardiani

Pas informacioneve nga institucionet e sigurisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se gjatë kontrollit të qëllimshëm në hyrje u ndalua zyrtari korrektues me inicialet S.D., te i cili u gjetën të fshehura substanca të dyshuara narkotike, që dyshohet se kishte për qëllim t’i fusë brenda institucionit.

“Për rastin janë njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë, duke e suspenduar atë nga detyra.

“Vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së dhe masa mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim./Periskopi/

 

Shpërndaje në: