Syla i reagon ashpër Mihalit të VV’së pas akuzave: Ti je dëshmitare e krimit dhe hajnisë
Gazetari Valon Syla ka reaguar ashpër ndaj akuzave skandaloze të drejtuara ndaj tij nga VV në krye me Albin Kurtin e Dejona Mihajlin. Ai thotë se përderisa ‘familjarishtë’ po bëjnë biznes në energjetikë me serbët, atë po e akuzojnë gjoja se është me Listën Serbe, dhe krah Urban i Kadri Veseli.
Syla shton se nga minoritetet, e deri tek provincat më të thella të gjithë së bashku do i rrëzojnë siç i quan ai “këta ortak të Serbisë ” që i kanë shkaktuar vendit miliona euro humbje për katër vite.
Humbje të tilla sipas Sylës kanë ardh si pasojë e bashkëpunimit të Dejona Mihajli dhe Qeveria Kurti deri te Martin Berisha me serbët në veri duke vjedh energjinë elektrioke.
“Dejona Mihajli dhe Qeveria Kurti deri te Martin Berisha, përderisa, me serbë dhe me fëmijë gjeneralësh serb si Vuk Hamović tregtojnë dhe bëjnë biznes në energjetikë, duke i shpenzuar mbi 700 milionë buxhet për 4 vjet, po më akuzojka mu se jam me listë serbe, dhe krah Urban i Kadri Veselit… kqyrja kombinimin, mas pari.Andaj po e them edhe 1 here… jo me serpska, por me boshnjak, turq, romë, ashkali l, urban prishtinali e drenicakë e krejt Kosovën kemi me rrëzu këtë budallak… këta ortak të Serbisë që natën folin në telefon me srpska me Mimoza Kusarin, e ditën vjedhin “strujë” përderi sa Kosovës ja shtrajtojnë rrymën 4 fish. E Veriun e Srpskas rrymen ja lojnë pa pare. E neve na akuzojnë kishe jemi me serbë.Dejana Mihajli ti je një Agjente Speciale me aftësi të pakufizuara. E unë nifar urbani po. Por sa jam krah i Kadri Veselit, shpresoj se i kam ndihmu atij, si çlirimtar, si themelues i Repubkikës së Kosovës që ti me torishtën tuaj turmokratike ishit kundër, Rambujesë, Procesit të Vjenës dhe shpalljes së Kosovës Republikë e pavarur dhe jo vetëm nga Serbia.
Ti je dëshmitare e krimit dhe hajnisë. Çu del para drejtësisë edhe thuj Albin Kurtit le të shkon… se edhe ashtu se ka gjatë.”, u shpreh Syla./Periskopi/



