Sylvester Stallone: N’qoftë trim McGregori, le ta thërrasë dhe le ta godasë një herë e mirë Khabibin (Video)

Sylvester Stallone: N’qoftë trim McGregori, le ta thërrasë dhe le ta godasë një herë e mirë Khabibin (Video)

Aktori i mirënjohur Sylvester Stallone thotë se humbja e Conor McGregor ndaj Khabib Nurganomedov po i rri në mendje dhe e shtyn kampioni irlandez duhet ta gjejë guximin edhe një herë të përballet me kamipionin rus.

“Mendoj se ai duhet ta gjejë një inspirim nga gjithë kjo situatë”, thotë Stallone për TMZ, shkruan Periskopi.

“Kam menduar gjatë për këtëkohë dhe kur jeni i lodhur dhe jen në udhëkryqe gjatë jetës, duhet të bëni diçka. Edhe unë kam qenë shpesh në situate të tilla. Por e kam mposhtur frikën. Duhet ta gjesh guximin të përballesh me kundërshatin që duket i pamposhtur”, thotë ai.

“Ky ishte një udhëkryq në jetën e tij. Kjo është ndoshta gjëja më e rëndësishme një herë për një herë, sepse nëse tani nuk jepet pas idealit të tij, nëse tani nuk mund ta mposhtë frikën do të jetojë me këtë plagë përgjithmonë. Godite atë, mund ta bësh këtë ose duke rënë për toke bashkë me të”, thotë ai./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: