Tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme
Sot u luajtën dy ndeshjet e para të javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita dhe Feronikeli u ndanë në paqe mes tyre, pasi barazuan me rezultat 1-1, rezultat ky që nuk është se i konvenon as njërës e as tjetrës skuadër dhe i mbanë të dyat në pozitat të cilat i kishin edhe para ndeshjes.
Në anën tjetër, hap të madh mbrapa në luftën për titull bënë Gjilani.
“Skifterat” e Gentian Mezanit u mposhtën nga Arbëria.
Dobrajasit me këtë fitore kalojnë në pozitën e gjashtë në tabelë, me vetëm një pikë më pak se Prishtina dhe Drenica të cilat luajnë nesër.
Renditja tabelare:




