Tahiri arrin në Washington, merr pjesë në Forumin Global mbi Koalicionet për Reforma

Tahiri arrin në Washington, merr pjesë në Forumin Global mbi Koalicionet për Reforma

Besnik Tahiri ka njoftuar se do të marrë pjesë në panelin e Forumit Global mbi Koalicionet për Reforma, i organizuar nga Banka Botërore.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se do të paraqet gjetjet dhe studimet e tij empirike, konkluzionet e Konferencës Ndërkombëtare të Qeverisjes dhe përvojat nga rruga e reformave në Kosovë dhe Lindje të Mesme.

Postimi i plotë:

Sapo arrita në Washington, DC në 🇺🇸, në vizitë zyrtare i ftuar të flas në Panelin e parë të Forumin Global mbi Koalicionet për Reforma, i organizuar nga Banka Botërore dhe një numër i institucioneve prestigjioze si Stanford University.

Prezantimi im do të jetë në Panelin e parë bashkë me dy ministra, njëri nga Argjentina dhe tjetei nga Peru, në temën: ‘Si të udhëheqësh përmes reformave komplekse’. Në këtë Forum Global do të paraqes gjetjet dhe studimet e mia empirike, pastaj konkluzionet e Konferencës Ndërkombëtare të Qeverisjes dhe përvojat nga rruga e reformave në Kosovë dhe Lindje të Mesme.

Porosia ime kryesore në këtë Samit është se bota është duke ndryshuar, edhe poashtu konceptet e menaxhimit publik duhet të ndryshohen përmes reformave të thella institucionale dhe të politikave publike në mbarë botën.

Ky Samit që po mbahet në selinë e Bankës Botërore është platformë unike që bashkon liderë globalë, vendimmarrës dhe akademikë si dhe institucione prestigjioze për të ndarë përvoja mbi ndërtimin e koalicioneve, lidershipin dhe zbatimin e reformave.

Shpërndaje në: