Tahiri fajëson Qeverinë për vrasjet e grave: Kriminelët kanë marrë zemër nga pushteti

Tahiri fajëson Qeverinë për vrasjet e grave: Kriminelët kanë marrë zemër nga pushteti

Abelard Tahiri nga PDK ka reaguar lidhur me vrasjen e sotme në Pejë, ku Gjyljeta Ukella dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kriminelët kanë marrë zemër për shkak të pushtetit.

Tahiri ka fajësuar Qeverinë për vrasjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë.

”Kultura e dhunës në pushtet e ushqen dhunën në shoqëri.
Në pushtet e kemi një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që deri dje e kanë sulmuar dhunshëm Policinë.
Në pushtet e kemi një kryeministër dhe një ministre të drejtësisë që vazhdimisht i sulmojnë prokurorinë dhe gjykatat.
Kjo është nxitje për kriminelët. Pse duhet t’i frikësohet një kriminel organeve të rendit dhe të drejtësisë kur vetë kryeministri i sulmon ato?!”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: