Tahiri: Kurti, kërkoi lëmosh politike në Amerikë – Mashtrimi i tij kalon veç te VV’ja
Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti pas vizitës së tij në SHBA, duke e akuzuar për mashtrim dhe përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për bllokimin institucional në Kosovë, raporton Periskopi.
Sipas Tahirit, Kurti u përpoq t’u shpjegonte amerikanëve arsyet e pezullimit të dialogut strategjik, pa përmendur sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe shkeljet kushtetuese me konstituimin e Kuvendit.



