Tahiri: Kurti të ripozicionohet, s’po ka njerëz për politikë të jashtme

Tahiri: Kurti të ripozicionohet, s’po ka njerëz për politikë të jashtme

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, deklaroi se politika kosovare e jashtme udhëhiqet nga njerëz të papërgjegjshëm e jo kompetent. Ai para mediave tha se Qeveria është dashur t’i ofrojë argumentet e duhura aleatëve të vendit, përfshirë SHBA-në, për t’i bindur për mosmbajtje të referendumit serb në Kosovë.

“Qeveria s’i ka ofruar argumentet e duhura përballë aleatëve tanë, përballë SHBA-së dhe kemi ardhur në një situatë ku kemi qëndruar të heshtur deri në momentin e fundit dhe fatkeqësisht, aleatët tanë s’i kemi pasur pro. Kjo ka ndodhur si pasojë e mosangazhimit”, deklaroi tutje Tahiri.

Ai tha se në të kaluarën Kosova betejat i ka fituar në kauzat e saj, dhe se një betejë të fituar kundër Serbisë, duhet ta sheh si pozicionim ndaj Serbisë.

“Sot me humb një betejë kundër Vuçiqit që kontrollon çdo pore të jetës, nuk është e vështirë. Duhet të kemi një angazhim më serioz, njerëz më kompetent. Kryeministri duhet të ripozicionet, të ketë një angazhim më të madh në politikën e jashtme, kemi argumente edhe fakte të shumta që iniciativat serbe të mos përkrahen”, shtoi tutje deputeti i PDK-së.

Shpërndaje në: