Tahiri: Po presim vendimin e Kushtetueses që të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se sot është një ditë e mirë për qytetarët e Kosovës pasi ata publikuan programin e qeverisjes, si akti i parë i mbajtjes së premtimit për llogaridhënie.

Tahiri riktheu çështjen e Ligjit të Pagave të Qeverisë Haradinaj dhe tha se janë duke pritur vendimin e Gjykatë Kushtetuese dhe më pas do të miratojnë rregulloret për zbatim, raporton EO.

“Llogaridhënien po e bëjmë në mënyrë më të dinjitetshme dhe më normale. Vazhdimi i zbatimit të Pakos së Reformës Shtetërore të Qeverisë Haradinaj kemi miratuar tri ligjet bazë. Në momentin kur vjen vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të hartojmë 22 rregullore për zbatim. 4 prej tyre për Ligjin e Pagave. E dimë sa i rëndësishëm është si ligj për sektorin publik për t’i dhënë një hierarki në pagë dhe funksion”.

Tahiri foli edhe për nevojën e reformës në fushën e inspektimit duke thënë se në nivel të Qeverisë do të fillojnë një komitet për reformën shtetërore të sektorit privat dhe publik. Ai tha se përmes këtij komiteti si Qeveri synojnë të kenë funksion më të madh në zhvillimin ekonomik.

Shpërndaje në: