Tahiri pret në takim ambasadorin norvegjez: Synim kryesor kemi tërheqjen e investimeve të huaja në Podujevë

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë për Kosovë dhe Shqipëri, Jens Erik Grøndahl.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Fcebook ka thënë se me ambasadorin Grøndahl kanë biseduar për programin e tij #Podujeva 2025.

“Pata nderin që në Podujevë të pres Ambasadorin Norvegjez për Kosovë dhe Shqipëri, z. Jens Erik Grøndahl, me të cilin e biseduam për programin tim #Podujeva 2025”, ka shkruar Tahiri.

 

Ai ka thënë se si synim kryesor ka tërheqjen e investimeve të huaja dhe forcimin e ekonomisë për punësimin e të rinjve

“Ambasadorin e njoftova se synimi im kryesor si kryetar komune është tërheqja e investimeve të huaja dhe forcimi i ekonomisë duke bërë realitet punësimin e të rinjve. Në takim konfirmova se ne kemi njerëz të zot, rini të shkelqyeshme dhe resurse që na ka dhuruar Zoti, e tani na duhet ndihma e miqve e partnerëve zhvillimorë për ta bërë realitet zhvillimin ekonomik dhe punësimin në qytetin tonë”, është shprehur Tahiri.

Shpërndaje në: