Tahiri: Qeveri arrogante dhe e pazot, Kurti filloi të shes mend nëpër dyje edhe se si bëhet politika

Tahiri: Qeveri arrogante dhe e pazot, Kurti filloi të shes mend nëpër dyje edhe se si bëhet politika

Shefi i Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës në radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo qeveri ka treguar një arrogancë të madhe ku sipas tij edhe vetë kryeministri Kurti ka filluar të shes mend se si bëhet politika, shkruan Periskopi.

Ai tutje tha se ka një hendek të madh mes asaj që e flet kryeministri dhe menaxhimi i qeverisë.

“Albin Kurti edhe VV-ja i ka marrë mbi 50 % që nënkupton cdo i dyti qytatar i Kosovës e ka votu Albin Kurti, jo për shkak që qytetarit të Kosovës i ka dhënë një ofertë programore të detajuar apo një ekipë me kë do të qeverisë por qytetari i Kosovës u lodh me 20 vjet qeverisje. Ka pasë situata ku njerëzit më kanë thënë “Besnik, gjithçka lyp veç votë mos më lyp se kësi heri dojmë ndryshim, dojmë Albin Kurti, qeveri të shpresës”. Shiqoni këta s’kanë fitu dhe as nuk dinë me lyp votë me program, këta kanë marrë votë sepse populli u lodh”.

“Kjo qeveri në secilën temë ka tregu arrogancë. Kryeministri filloj me shitë mend nëpër dyje, se si bëhet politika. Erdh situata, momenti kur u ballafaqu me kriza, me sindikata, me pandemi, probleme ekonomike. U pa që është totalisht i pazot. Ka një hendek të madh mes asaj që e flet kryeministri dhe menaxhimi i qeverisë. Besomëni, ministrat kur të vijnë janë totalisht të pa orientum në temën që e kanë. Është Qeveria e cila shumica parlamentare ka miratu më së pakti ligje. A më së shumti ka pasë votë”, përfundoi ai./Periskopi.com/

Shpërndaje në: