Tahiri takon Ramën: Paraqet planin RAMP4 për reforma në qeverisje dhe iniciativën për Konferencë Ndërkombëtare

Tahiri takon Ramën: Paraqet planin RAMP4 për reforma në qeverisje dhe iniciativën për Konferencë Ndërkombëtare

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka takuar Kryeministrin Edi Rama dhe e ka përgëzuar për arritjet historike të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian, duke theksuar se Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që avancoi në këtë proces, raporton Periskopi.

Gjatë takimit, Tahiri ka prezantuar planin e tij “RAMP4” (Rama’s Marshal Plan 4 Albania), një plan ambicioz për reforma strukturore të sistemit të qeverisjes në të dy nivelet, qendror dhe vendor.

Ai gjithashtu ka informuar Kryeministrin për iniciativën e tij për të organizuar një Konferencë Ndërkombëtare për Qeverisje në Tiranë, ku do të diskutohen trendet globale në menaxhimin publik dhe reformat në qeverisje.

Shpërndaje në: