Takimi i parë Trump-Putin, këto ishin fjalët e tyre

Takimi i parë Trump-Putin, këto ishin fjalët e tyre

Presidenti i Amerikës, Donald Trump është takuar me homologun rus Vladimir Putin për herë të parë gjatë samitit G20 në Hamburg, ku arritën të bisedonin ballë për ballë.

Të dy shprehën kënaqësi për këtë takim, ku fjalia e Trump: “Është nder të jem me ju”, mori përgjigje mjaft pozitive nga Putin: “Jam i kënaqur që u njohëm.”

Sipas BBC, biseda e tyre u bazua në rregullimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Amerikës, të cilat kanë shkaktuar shpesh polemika.

Ndërsa takimi dy-ditor i samitit G20 iste për përleshjet e dhunshme që po ndodhin në botë prej protestave të shumta.

Thuhet se Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump nuk arriti të lëvizte nga hoteli i saj në Gjermani për shkak të sulmeve kundër presidentit.

Shpërndaje në: