Takimi Putin-Biden: Pritje që të kapen mes vete pas tensioneve të shtuara

Takimi Putin-Biden: Pritje që të kapen mes vete pas tensioneve të shtuara

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin pritet të takohen pas rritjes së tensioneve në kufirin ukrainas, si konsekuencë e tensioneve pas grumbullimit të ushtrisë ruse, që pritet të jetë një rund i tensionuar bisedimesh.

Takimi i 7 dhjetorit do të mbahet përmes video-lidhjes, që është edhe takimi i dytë ndërmjet dy liderëve që prej se Biden mori postin e presidentit.

Më 6 dhjetor një zyrtar i administratës amerikane tha për gazetarët se presidenti Biden do t’ja bëj të qartë Putinit se nëse Kremlini vendos të pushtojë Ukrainën, atëherë administrata e tij do t’i “caktojë kosto shumë reale”.

Presidenti Biden para bisedës me Putinin, ka biseduar edhe me liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Përmes një deklarate, Shtëpia e Bardhë tha se liderët kanë ripërsëritur mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe i kanë bërë thirrje Rusisë që të shtensionojë situatën në rajon.

Sipas zyrtarëve ukrainas del se  se mbi 90,000 trupa ruse janë vendosur pranë kufirit me Ukrainën – përfshirë edhe në Gadishullin e Krimesë, që Rusia e ka aneksuar më 2014.

Sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, rreth 175.000 trupa ruse mund të arrijë  grumbullimi i trupave pranë kufirit. Kjo është një prej lëvizjeve më të mëdha të forcave ruse ndaj Ukrainës në këto vitet e fundit.

Shpërndaje në: