Takohen Delawie dhe Haradinaj, nuk tregojnë arsyet

Takohen Delawie dhe Haradinaj, nuk tregojnë arsyet

Ambasadori amerikan Greg Delawie ka vizituar sot Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ku edhe është takuar me liderin e kësaj partie, Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Nuk dihet se për çka është folur në takimin në mes të Haradinajt e Delawie.

Ky i fundit pasi ka dalë nga selia e AAK-së nuk ka pranuar të flasë për media rreth takimit.

Në ndërkohë, Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pritet të mbajë një mbledhje në selinë e saj në Prishtinë.

Ende nuk janë dhënë detaje në lidhje me temat që do të shtrohen në këtë mbledhje.

Poashtu nuk dihet nëse ky takim në Aleancë ka të bëjë me njoftimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për negocimet e tij me partitë dhe koalicionet tjera për sigurimin e numrave të nevojshëm që ta formojë qeverinë.

Shpërndaje në: