Talebanët: Amerika do të na japë ndihma të fuqishme humanitare

Talebanët: Amerika do të na japë ndihma të fuqishme humanitare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pajtuar të ofrojnë ndihma humanitare në Afganistanin e varfër që është në prak të katastrofës ekonomike, por ka refuzuar të njohë politikisht sundimtarët e rinj të këtij vendi, kanë thënë Talebanët.

Deklarata erdhi në fund të bisedimeve të para mes ShBA-ve dhe Talebanëve që nga tërheqja e trupave amerikane në fund të muajit gusht.

Ajo që ShBA deklaronte në komunikatë nuk ishte definitive, duke thënë që dy palët “diskutuan provizionet e ShBA-ve ndihmesën e fuqishme humantare direkt te populli afgan,”

Bisedimet ndodhën në kohën kur ShBA-ja dhe Britania i paralajmëruan qytetarët e tyre të rrinin larg nga hotelet në kryeqytet, Kabul, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Talebanët thanë që bisedimet që u mbajtën në Doha me amerikanët shkuan “shumë mirë”.

ShBA-ja në anën tjetër deklaroi se në asnjë formë kjo nuk ishte njohje e Talebanëve. /Periskopi

Shpërndaje në: