Talibanët nisin zbatimin e normave islame, asnjë grua nuk guxon të shfaqë fytyrën në publik

Talibanët nisin zbatimin e normave islame, asnjë grua nuk guxon të shfaqë fytyrën në publik

Gratë në Afganistanë nuk do të guxojnë në asnjë rrethanë të dalin në publik më fytyra të zbuluara. Ky është vendimi i fundit i talibanëve islamik që qeverisin këtë vend. Vendimi do të mbikqyret nga Ministria Afgane për Vese dhe Virtyte, ndërsa zbatues të tij do të jenë edhe familjarët e grave, përfshirë edhe kusherinjtë, dhe shefat e tyre ku ato punojnë.

Talibanët islamik që qeverisin Afganistanin kanë urdhëruar të gjitha gratë të mbulojnë fytyrat e tyre në publik në Afganistan.

Kjo masë kufizuese është e fundit ndër shumë të tjera që u ka hequr grave pothuajse çdo të drejtë, përfshirë ndalimin për të udhëtuar të vetme në distanca të gjata, dhe për vazhdimin e arsimimit të nivelit të mesëm.

Ky vendim mizor, zbatues të tij i bënë i bën familjarët e grave, përfshirë edhe kusherinjtë, dhe si dhe shefat e tyre ku ato punojnë.

Nëse fytyrat e tyre shihen në publik, “kujdestari” i tyre mashkull do të gjobitet, pastaj do të burgoset. Nëse gruaja që del e pambuluar ose i afërmi i saj punon për qeverinë, duhet të pushohen nga puna.

Vendimi thotë se gratë kurdo që është e mundur nuk duhet të largohen fare nga shtëpitë e tyre, duke thënë se kjo ishte “opsioni më i mirë për të respektuar hixhabin e sheriatit”, duke imponuar në thelb traditat ekstreme të islamit konservator mbi të gjitha gratë, pa dallim.

“Për të gjitha gratë dinjitoze afgane që veshin hixhab është e nevojshme dhe hixhabi më i mirë është chadori [burka], e cila është pjesë e traditës sonë dhe është e respektueshme,” tha Shir Mohammad, një zyrtar nga Ministria Për Vese dhe Virtyte, në një konferencë në Kabul. raporton AP.

“Të gjitha ato gra që nuk janë shumë të vjetra apo shumë të reja duhet të mbulojnë fytyrën, përveç syve.”

Burka gjithëpërfshirëse, tradicionale në Afganistan, i lejon gratë të shohin vetëm përmes një rrjete të vogël. Alternativa do të ishte nikabi, i cili mbulon fytyrën por jo sytë. Ndërsa pothuajse të gjitha gratë e rritura në Afganistan mbajnë një formë hixhabi, në qytete shumë prej tyre mbulojnë vetëm flokët.

Kufizimet e fundit për gratë, pjesë e një sistemi kontrollesh që aktivistët e kanë sulmuar si “aparteid gjinor”, ka të ngjarë të pengojnë kërkesën e talebanëve për njohje dhe mbështetje ndërkombëtare, ndërsa vendi po përballet me një krizë ekonomike dhe urinë e përhapur.

“Bota është bërë një vëzhguese e dhimbjes sonë, e një aparteidi, një tiranie të plotë,” tha në Twitter Shaharzad Akhbar, ish-drejtuese e Komisionit të Pavarur të të Drejtave të Njeriut në Afganistan, që tani jeton jashtë vendit.

“Kaq dhimbje dhe pikëllim për gratë e vendit tim, zemra ime po shpërthen. Kaq shumë urrejtje dhe zemërim kundër talebanëve, armiqve të grave, zbatuesve të aparteidit gjinor, armiqve të Afganistanit dhe njerëzimit.”, ka shtuar Akhbar.

Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe ka thënë se talebanët nuk mund të shpresonin për njohje ndërkombëtare ose një fund të sanksioneve të vendosura, nëse nuk do të përmbushnin detyrimet edhe për mbrojtjen e të drejtave të grave, shkruan The Guardina, përcjellë Periskopi.

“Përgjegjësia për atë që ndodh në Afganistan bie mbi Talibanët”, tha një zëdhënës nga Ministria.

“Ne do t’i gjykojmë ata nga veprimet e tyre, jo nga fjalët e tyre. Nëse duan pranim ndërkombëtar, ata duhet të përmbushin detyrimet dhe angazhimet e tyre, veçanërisht për të drejtat e grave dhe vajzave.”

Talebanët kishin premtuar se kishin ndryshuar gjatë dy dekadave që kur e drejtoi Afganistanin si një teokraci brutale dhe të varfër në fund të viteve 1990, ku grave u ndalohej pothuajse çdo punë dhe arsimim.

Por, që nga ardhja në pushtet në gushtin e kaluar, kufizimet gjithnjë e më të ashpra mbi të drejtat e grave sugjerojnë se zotimi ishte retorikë e krijuar për të siguruar largimin e forcave amerikane, siç paralajmëruan shumë aktivistë në atë kohë./Periskopi

 

Shpërndaje në: