“Tash vjen puna e vështirë”, ambasadori gjerman reagon pas votimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

“Tash vjen puna e vështirë”, ambasadori gjerman reagon pas votimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovën si anëtare të saj.

Rohde në një shkrim në rrejtin social “X”, ka thënë se tani fillojnë punët e rënda për Kosovën për të siguruar votat e mjaftueshme në Komitetin e Ministrave.

“Aplikimi për anëtarësim i Kosovës fitoi pothuajse 80% të votave! Tani fillojnë punët e rënda: për të siguruar shumicën e nevojshme 2/3 në Komitetin e Ministrave në maj, Kosova duhet të bëjë atë që duhet për të bindur me meritë dhe veprim!” – ka shkruar ai.

Kujtojmë se 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 mbetën abstenime, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi raportin e Dora Bakoyanis që fton KiE-në të pranojë Kosovën si anëtare të saj, duke shënuar një hap tejet të rëndësishëm drejt anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Shpërndaje në: