Tasholli: Çka ndodh në Hagë do të reflektojë te Kosova, jo te partitë politike

Tasholli: Çka ndodh në Hagë do të reflektojë te Kosova, jo te partitë politike

Ismail Tasholli, themelues dhe kryesues i “LIRIA KA EMËR”, në emisionin Reel Talk me Maxhunin, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka thënë se vërehet një gatishmëri më e madhe e qytetarëve për të marrë pjesë në protestën kundër Gjykatës Speciale, e cila do të mbahet më 17 shkurt.

“Jemi një shoqëri e vogël dhe e lodhur nga këto obsesione politike dhe janë disa pika referente që na flasin njësoj, e një ndër to është edhe UÇK-ja, e cila do të mbetet e paprekur. Politika e ka kuptuar këtë dhe kemi bashkëpunim më të madh, ndërsa mobilizimi është më i madh”, ka thënë Tasholli.

Ai ka thënë se është kuptuar se zëri qytetar është më i rëndësishëm kur preken të drejtat e njeriut.

“Ka evidentime shumë shqetësuese që asnjë shoqëri normale nuk do të mund t’i përmbante”, tha ai.

Tasholli ka thënë se drejtuesit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë përfaqësojnë një projekt dhe një rrugëtim drejt shtetndërtimit.

“Atje çka ndodh do të reflektojë drejtpërdrejt te Kosova, jo te partitë politike”, ka thënë Tasholli./Periskopi/

 

Shpërndaje në: