“T’du qashtu qysh je”, nis sot “Parada e Krenarisë”

Sot zyrtarisht do të bëhet parada për hapjen e Javes së Krenarisë
Të pranishëm në Hapjen Zyrtare do të jenë Presidenjta e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
”Përmes slloganit “T’du qashtu qysh je” në këtë edicion ata do të përçojnë një mesazh mbështetës për të gjithë që janë duke u përballur me sfidat e stresit, ankthit, dhe depresionit që janë pasojë direkte e homofobisë dhe transfobisë sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja. Me “T’du qashtu qysh je” duam t’ua rikujtojmë të gjithëve se nuk janë të vetëm. Dashuria, pranimi dhe ndërtimi i hapësirave të sigurta, përveç ndihmës profesionale është më se e nevojshme, për të mos thënë thelbësore, për parandalimin dhe kalimin e sfidave të shëndetit mendor.