Të famshmit që u shuan gjatë këtij viti (Foto)

George Michael i cili bëri famë me grupin Wham, vdiq në moshën 53 vjeçare. Ai u bë i njohur me këngën e tij “Last Christmas”, transmeton lajmi.net.
Zsa Zsa Gabor nga Hungaria, aktorja me aventurat e saja që u mbaj në tituj të mëdhenj për dekada të tëra, vdiq në moshën 99 vjeçare më 18 dhjetor.
Craig Sager, reporter i sportit i cili vdiq në moshën 65 vjeçare më 15 dhjetor. Ai ishte i njohur për veshjen e tij të veçantë dhe për raportimet interesante që i bënte. Ai vuante nga leukemia, e kjo bëri që ai të shuhet nga kjo botë.
Alan Thicke, i njohur si aktor në serialin e famshëm “Growing Pains”. Karriera e tij ishte e madhe e u bë i famshëm në pesë dekada. Ai vdiq në moshën 69 vjeçare më 13 dhjetor.
John Glenn, amerikani i parë që preku orbitën e Tokës. Lajmin për vdekjen e tij e dha Universiteti Shtetëror në Ohio. Ai vdiq në moshën 95 vjeçare më 8 dhjetor.
Joseph Mascolo, aktori që portretizoi Stefano Dimera në NBC. Vdiq në moshën 87 vjeçare pas një beteje me sëmundjen alzheimer më 7 dhjetor.
Sharon Jones, këngëtare e fuqishme e Dap-Kings, vdiq më 18 nëntor pas një beteje me kancerin në pankreas. Ajo vdiq në moshën 60 vjeçare.
Gwen Ifill, gazetare veterane në “PBS NewsHour”, vdiq më 14 nëntor duke luftuar një kohë të gjatë sëmundjen e kancerit. Vdiq në moshën 61 vjeçare.
Leonard Cohen, vdiq mq 10 nëntor në moshën 82 vjeçare. Artist i njohur për muzikën e tij poetiko-lirike. Gjatë karrierës së tij shkroi një numër të madh të këngëve popullore, përfshirë këtu edhe të njohurën “Hallelujah”.
Janet Reno, femra e parë si prokurore e përgjithshme në SHBA. Vdiq në moshën 78 vjeçare më 7 nëntor, pas një beteje me sëmundjen e parkinsonit. Ajo shërbeu në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës kur Clinton ishte president, nga viti 1993-2001.
Tom Hayden, një aktivit paqedashës që vdiq në moshën 76 vjeçare më 23 tetor.
Kevin Meaney, aktor e komedia i orëve të vona televizive. Vdiq më 21 tetor e ndërkaq shkaku i vdekjes së tij mbeti i panjohur.
Dylan Rieder, profesionit në ‘skateboard’ dhe model. Vdiq në moshën 28 vjeçare më 12 tetor pas komplikimeve në leukemi.
Gloria Naylor, autore e vlerësuar me çmime të shumta. Ajo eksploroi shumë në jetën e grave të zeza në vitet 1980 dhe 1990. Vdiq në moshën 66 vjeçare më 28 shtator.
Jose Fernandez, një nga yjet më të ndritura të bejsbollit. Vdiq në një aksident me varkë me të cilën po shëtitej më 25 shtator, në moshën 24 vjeçare.
Stanley Dural, i njohur gjithashtu si Buckwheat Zydeco, vdiq më 24 shtator në moshën 68 vjeçare.
Edward Albee, dramaturgu që e donte gjithë bota. Vdiq në moshën 88 vjeçare më 16 shtator.
Alexis Arquette, aktore dhe aktiviste e të drejtave transgjinore. Vdiq më 11 shtator në moshën 47 vjeçare.
Jon Polito, i cili u bë i famshëm me filmat “American Gangster” dhe “The Big Lebowski”, vdiq më 2 shtator në moshën 65 vjeçare.
Gene Wilder, aktori i famshëm në Fabrika e çokollatave. Vdiq më 29 gusht në moshën 83 vjeçare.
Juan Gabriel, ikona e muzikës meksikane. Vdiq më 28 gusht në moshën 66 vjeçare.
Matt Roberts, ish-kitaristi i grupit 3 Doors Down, vdiq më 21 gusht në moshën 38 vjeçare.
Elie Wiesel, laureati i çmimit Nobel për Paqe dhe i mbijetuar i Holokaustit. Vdiq më 2 korrik në moshën 87 vjeçare.
Scotty Moore, kitaristi legjendar që nisi karrierën me Elvis Presley. Vdiq më 28 qershor në moshën 84 vjeçare.
Muhammad Ali, boksieri me famë botërore vdiq në moshën 74 vjeçare më 3 qershor.
Papa Wemba, një nga muzikantët më të njohur në Afrikë, vdiq në moshën 66 vjeçare më 23 prill.
Prince, vdiq në shtëpinë e tij në Minesota më 21 prill në moshën 57 vjeçare.
George Martin, producenti i grupit Beatles, vdiq në moshën 90 vjeçare më 8 mars.
Frank Sinatra, vdiq më 16 mars në moshën 72 vjeçare.
Alan Rickman, aktori britanik që luajti rolin e profesorit në “Herry Potter”, vdiq në moshën 69 vjeçare më 14 janar.