Të gjithë njerëzit e kanë prejardhjen nga ky vend (Video)

Të gjithë njerëzit e kanë prejardhjen nga ky vend (Video)

Dimë mjaft shumë rreth historisë sonë të fundit, prej kur civilizimet filluan të mbanin shënime në mënyrë që gjërat të mbaheshin mend.

Por për epokën para kësaj, historia është pak e dyshimtë dhe sekuenca gjenetike njerëzore bëhet e pavlefshme, si për atë çfarë na thotë ashtu edhe për atë çfarë nuk na thotë.

Por mund të mësojmë shumë rreth historisë sonë nga kodi gjenetik i shkruar brenda nesh, dhe zbulimet e reja thonë se migrimi i njerëzve është gjetur përmes sekuencave të qindra gjenomeve në tri studime të ndara.

Këto studime ndërkombëtare vijnë nga Kopenhaga, Estonia dhe Harvardi, që studiuan lëvizjen e njerëzve nga Evropa e deri në Kinë, Amerikë e Australi.

Të gjitha studimet ranë në përfundim se shumica e ADN-së jo-afrikane në botë vjen nga një eksod i vetëm njerëzor nga Afrika rreth 50,000 deri 80,000 vjet më parë, transmeton Express.

Megjithatë, përderisa shkencëtarët mund të tregojnë se çfarë ndodhi, ata e kanë të paqartë se pse ndodhi, pasi asnjë nga studimet nuk mund të gjenin gjenet të cilat do të tregonin progresin që njerëzit e kanë përjetuar në 50,000 vitet e fundit në lidhje me inteligjencën dhe kulturën tonë.

“Nuk duket se ka një ose disa mutacione që u shfaqën papritur tek paraardhësit tanë dhe i lejuan ata të mendojnë në mënyra të ndryshme”, tha David Reich, autor i njërit nga studimet.

Pra çfarë mund të jetë përgjegjës për këtë progres? Pak gjëra. Një studim i publikuar në revistën Nature spekulon se mund të ketë qenë moti ai që i bëri njerëzit të shpërnguleshin në vende të ndryshme, duke kërkuar ushqim dhe duke hapur korridore nga Afrika në Euroazi.

Ndryshimet në jetesë ose faktorët mjedisor mund të jenë gjithashtu përgjegjës, thuhet sipas studimeve. Përderisa studimet nuk kanë qenë në gjendje që të ofrojnë të dhëna shtesë rreth jetës parahistorike të paraardhësve tanë, ato tregojnë se gjenetika nuk është në gjendje të shpjegojë gjithçka.

Kush ishim ne dhe, më pas, kush jemi ne, varet shumë më shumë se nga ajo çfarë ka në gjakun tonë.

 

Shpërndaje në: