Të hash shëndetshëm, 600 mijë shqiptarë nuk e përballojnë dot

Periskopi.com Lajme

Një shqiptari i duhet të paguajë 30 për qind më shumë se një austriak, 40 për qind më shumë se një danez apo 25 për qind më shumë se një italian për një dietë të shëndetshme.

Një raport i Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi FAO) në Kombet e Bashkuara vlerëson se për një dietë të shëndetshme në ditë një qytetari në Shqipëri i duhet të paguajë më shumë se 4.1 dollarë në ditë.

Kjo shifër i takon vitit 2020 të fundit të raportuar dhe në raport me vitin 2019 kostoja është në rritje edhe pse ajo mbetet në shifra modeste prej 2 për qind. Ndërkaq një qytetari në Austri kostoja e një diete të shëndetshme i rezulton 2.98 dollarë.

Në rajon Serbia dhe Kroacia kanë kostot më të larta për një dietë të shëndetshme me mbi 4.2 dollarë ndërkohë që Maqedonia e Veriut me 3.42 USD në ditë dhe Mali i Zi me 3.49 USD.

Në përqindje njerëzit që e kanë të pamundur që të përballojnë një dietë të shëndetshme në Shqipëri llogariten në 20.1 për qind të popullsisë, një shifër që ka ardhur në rritje në raport me vitin 2019 kur ky nivel ishte 19.8 për qind. Raporti llogarit se janë përafërsisht 600 mijë njerëz që nuk përballojnë koston e një diete të shëndetshme.

Raporti vërën se ka një përpjekje të vazhdueshme për të ulur koston e dietës së shëndetshme që të bëhet e përballueshme për të gjithë por rol kyç luajnë politikat e qeverive. Kështu sipas raportit në rastin e vendeve me të ardhura të ulëta për shembull kostoja e një diete të shëndetshme dhe dietave aktuale shihet se rritet në mënyrë marxhinale kur subvencionet fiskale kalojnë nga prodhuesit tek konsumatorët për dy arsye: rritja e kërkesës për importe për ushqim në vendet e me të ardhura të ulëta në pjesën tjetër të botës rrit çmimet dhe së dyti ka subvencione të kufizuara në këto vende për të rialokuar për incentiva domethënëse mbi kërkesën për ushqime të shëndetshme.

Qeveritë anekënd botës sipas statistikave akolojnë mesatarisht 630 miliardë dollarë si (referuar viteve 2013-2018) për sektorin e ushqimit dhe bujqësisë. Mbështetja e prodhimeve bujqësore të targetuara është mesatarisht 446 milionë USD në vit në në terma neto duke llogaritur sëbashku incentivat dhe discentivat e çmimit për fermerët.