Të hënën Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, ky është rendi i ditës

Të hënën Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, ky është rendi i ditës

Të hënën Kryesia e Kuvendit mban mbledhje në ora 11:00, shkruan Periskopi.

Kjo është bërë e  ditur në në njoftim për medie nga Drejtoria e Kuvendit.

Në këtë mbledhje parashihet të shyqrtohen disa pika në rend dite.

Rendi i plotë i ditës: 

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,  

 II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022.

14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,

 III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

 ​IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

V. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 prill 2022:

 1. Vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme.

 VI. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill  dhe 11 maj 2022:

7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

 VII. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:

 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.  Pyetjet parlamentare,

3.  Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

5.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-133 për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

6.  Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit.

 VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

 

 

Shpërndaje në: