‘Të kam telefonuar vëlla” – biseda e Hysri Selimit me oficerin e BIA-s, Igor Babiq

‘Të kam telefonuar vëlla” – biseda e Hysri Selimit me oficerin e BIA-s, Igor Babiq

Me muzikë serbe në sfond,  Hysri Selimi i arrestuar për spiunazh në favor të shërbimit sekret serb, BIA zhvillon bisedën me oficerin e BIA-s. Igor Babiq, raporton Periskopi.

Selimi dhe Babiq gjatë një përgjimi të publikuar në Debat Plus dëgjohen duke biseduar për një thirrje të humbur dhe për humbjen e mundësisë për t’u takuar me njëri-tjetrin.

Një pjesë e shkëputur e bisedës:

Hysri Selimi: Dmth, ti ke ardhur më herët këtu?

Oficeri i BIA-s: Po bre vëlla. Po të betohem… unë kam ardhur..

Hysri Selimi: Ti ke telefon… ti ke..

Oficeri i BIA-s: Por të kam telefonuar o vëlla. Tash do ta shohësh thirrjen e munguar (missed call)

Hysri Selimi: Kur të kem sinjal ndoshta. Eh po ka një thirrje të munguar

Oficeri i BIA-s: Për nënë të kam telefonuar, nuk do të gënjeja.

Hysri Selimi:: Sikur të më thoshe mos rri këtu, por shko…

Oficeri i BIA-s Po, pork am menduar se do të rrish mes kishës e shtëpizave. A po kupton, aty mund të shihja.

Ky është oficeri serb i BIA-s, Igor Babiq që komunikonte me Hysri Selimin i dyshuar për spiunazh

Shpërndaje në: