“Të martën, në orën tetë pasdite”, Shtëpia e Bardhë rikthen ultimatumin e Trump për kthimin e Iranit në “kohën e gurit”
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dhënë ultimatum Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit deri të martën në orën tetë të pasdites.
Trump ka thënë se nëse nuk do të ndodh një gjë e tillë, Irani s’do të ketë as ura, as infrastrukturë energjetike dhe do t’i kthejë në “kohën e gurit”.
Ndonëse ka pasur raportime për shtyrje të një afati të tillë, “Shtëpia e Bardhë” ka rikthyer me një postim deklaratën e Trump i cili cakton të martën dhe orën tetë të pasdites si afat për Iranin.
Pritet të shihet nëse sot gjatë ditës do të ketë ndonjë marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, apo nëse do të ketë ndonjë valë të re sulmesh nga SHBA, siç ka paralajmëruar Trump./Periskopi/
Tomorrow, 8:00 PM Eastern Time. pic.twitter.com/eGqbioePia
— The White House (@WhiteHouse) April 6, 2026



