“Të ndërpriten seancat…”, Ramush Haradinaj publikon kërkesën e AAK’së në Gjykatën Kushtetuese
Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi partia e tij me mbështetjen edhe të deputetëve të LDK’së dhe PDK’së, i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese, siç thonë ata, “për të saktësuar shkeljet kushtetuese në këtë proces [të Kuvendit] dhe për të na dhënë zgjidhje se si të dalim nga ky ngërç, transmeton Periskopi.
Haradinaj bën të ditur se ndër të tjera kanë kërkuar masë të përkohshme që të ndërpriten seancat parlamentare deri në një vendim të GJ.Kushtetuese.
Postimi i plotë i z. Haradinaj:
Loja me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, është bërë e turpshme, jo vetëm për deputetët e zgjedhur nga populli, por edhe për vetë Kosovën si shtet. Seancat e përsëritura në çdo 48 orë, pa asnjë vendim, janë bërë model i papjekurisë sonë shtetërore.



