Skandaloze: Kisha gjermane abuzoi seksualisht me 547 djem të mitur
Një total prej 547 djemsh të rinj nga kori i famshëm i Domspatzen të Regensburg-it të Gjermanisë, u ishin nënshtruar abuzimeve fizike dhe seksuale në duart e priftërinjve dhe mësuesve, thuhet në raportin e avokatit të ngarkuar me hetimin e abuzimit të dyshuar.
Duke paraqitur raportin e tij prej 450 faqesh provash, avokati Ulrich Weber, tha se janë evidentuar 500 raste të abuzimit fizik dhe 67 raste të abuzimit seksual duke përfshirë një periudhë prej më shumë se gjashtë dekadash.
Nga 49 zyrtarët e kishës dhe mësuesit e përfshirë në raport, nëntë persona u gjetën të kenë qenë abuzues seksual kundrejt të rinjve. Zyrtarët e kishës kishin nxitur një “kulturë qetësie”, e cila i lejonte ata të kryenin abuzime të tilla për dekada të tëra, tha Weber.
Për më tepër, Weber këtë ngjarje e quan si “kamp përqendrimi”.
Viktimat e kanë përshkruar shkollën dhe përvojën e tyre si një “burg, ferr dhe një kamp përqendrimi”, u shpreh Weber, duke thënë me fjalë të tjera se shumë prej të abuzuarve ato vite i kanë përshkruar si “kohë më e keqe e jetës së tyre, e karakterizuar nga frika, dhuna dhe mungesa e shpresës”.
Në vitin 2010, kori 100 vjeçar i Kishës Katolike ishte tronditur nga akuzat për abuzim të gjerë sekual nga ish-anëtarët e korit. Deri në vitin 2013 janë raportuar më shumë se 400 viktima që janë abuzuar priftërinjtë e Kishës Katolike.
Kori u drejtua nga Georg Ratzinger, vëllai më i madh i ish-Papa Benediktit, nga viti 1964 deri më 1994, kur besohet se shumica e abuzimeve kanë ndodhur.
Weber ka pohuar në mënyrë të vazhdueshme se Ratzinger duhet të ketë pasur njohuri për disa nga rastet, edhe pse ai ka mohuar të ketë ndonjë informacion për këtë çështje, raporton “Deutsche Welle”, transmeton Periskopi.
Siç pritej gjerësisht, raporti i Weber të martën zbuloi se numri i viktimave ishte dukshëm më i lartë. Kërkesat për abuzime datojnë nga viti 1945, por shumica e rasteve thuhet se kanë ndodhur në vitet 1960 dhe 1970. Megjithatë, regjistrimi i fundit i abuzimit fizik të kryer kundër djemve të rinj daton që në vitin 1992.
Autorët e raportit deklaruan se ata dëshironin që gjetjet e tyre të ndihmonin viktimat të gjenin paqe dhe të vinin në shprehje vuajtjet që përjetuan gjatë fëmijërisë së tyre.
Vitin e kaluar, kisha ofroi t’i paguante viktimat kompensim prej 5.000 deri 20.000 euro. Pas raportit të Ëeber, kjo shifër tani do të vendoset nga një organ i pavarur./Periskopi/



