“Të rrezikuar pa shtesa të rrezikshmërisë”, zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë
![“Të rrezikuar pa shtesa të rrezikshmërisë”, zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2023/11/zjarrfikesit-protesta-400x300.jpg)
Zjarrfikësit e Kosovës, kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.
Ata thanë se janë në një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit dhe menaxhimit të shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit dhe se kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë, raporton EO.
Madje thanë se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme.