Të shtëna me armë në Georgia, vdes ish piloti i NASCAR

Të shtëna me armë në Georgia, vdes ish piloti i NASCAR

Një ish pilot i NASCAR ka mbetur i vrarë, si dhe një grua është plagosur, mes disa të shtënave me armë në Georgia.

John Wes Townley, 31 vjeçar, i cili është pensionuar nga garat e NASCAR në vitin 2017, është viktima për të cilin bëhet fjalë, transmeton Periskopi.

Në anën tjetër, gruaja e plagosur është akoma e paidentifikuar dhe gjendet në spital.

Mediet nuk kanë arritur të bëjnë të ditur nëse ekziston ndonjë lidhje mes Townley dhe gruas në fjalë.

Një 32 vjeçar që ka njohur nga afër pilotin e vdekur thuhet të ketë lidhje me të shtënat, por akoma nuk ka akuza të ngritura ndaj tij. /Periskopi/

Shpërndaje në: