Të shtëna me armë në Skënderaj nga një veturë në lëvizje, Policia jep detaje

Të shtëna me armë në Skënderaj nga një veturë në lëvizje, Policia jep detaje

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj, nga një veturë në lëvizje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja, por se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj. Bazuar në informatat e para, dyshohet se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri. Nga te shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Më vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Njësitet kompetente kanë nisur hetimet dhe janë duke punuar për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Zahiti./Periskopi/

Dyshohet për të shtëna me armë nga xhami i taksisë në Skënderaj

Shpërndaje në: