Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, përfshihen dy automjete në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, përfshihen dy automjete në lëvizje

Një incident me armë zjarri ka ndodhur në rrugën Gjilan – Kamenicë, në afërsi të një pike karburanti.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

Hashani njoftoi gjithashtu se si pasojë e këtij incidenti, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa  po trajtohen nga autoritetet shëndetësore.

“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.  Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, thuhet në konfirmim./Periskopi/

Shpërndaje në: