Të shtëna me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur këtë të enjte rreth orës 15:00 në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes sapo është marrë informata për të shtëna me armë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugë ‘Astrit Rrushi’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar,” ka deklaruar Ahmeti për Express transmeton Periskopi.

Ajo njoftoi më tej se hetuesit policor kanë nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e rastit dhe janë në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar.

“Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe po punojnë për arrestimin e personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar,” përfundoi zëdhënësja.

Shpërndaje në: