Të shtëna në Berlin: 5 të plagosur, 2 në gjendje kritike
Pesë persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur në Berlin, konkretisht në një apartment në lagjen “Tiergarten”, shkruajnë mediat gjermane.
Sipas mediave gjermane, dy prej tyre janë në gjendje kritike, transmeton Klankosova.tv.
Policia gjermane njoftoi se ka arrestuar disa persona, por nuk u bë i ditur numri i saktë i tyre.



