Mbi 70 kandidatë për Bordin e RTK`së, Komisioni nis intervistat
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit te RTK-së është mbledhur për të filluar intervistimin e kandidatëve, raporton EO.
Ky komision po monitorohet edhe nga shoqëria civile, ndërsa mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.Janë mbi 70 kandidatë që synojnë bordin e transmetuesit publik.



