Të shtënat me armë dje në Hajvali: Kjo ishte arsyeja banale që u përdoren armët
![Të shtënat me armë dje në Hajvali: Kjo ishte arsyeja banale që u përdoren armët](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2024/02/lajmiifundit-2-2-517x300.jpg)
Një mosmarrëveshje në trafik u bë mollë sherri që një person të gjuajë me armë në drejtim të një personi tjetër në rrugën “Brigada 153”, në Hajvali të Prishtinës.
Rasti është duke u hetuar nga policia, teksa nuk raportohet për të arrestuar.
“Rr. Brigada 153, Hajvali, Prishtinë. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një i dyshuar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës kanë sekuestruar një gëzhojë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.