Telashe për Bayern Munchen: Lëndohet Musiala, mungon kundër Interit
Sonte Bayern ka fituar 3-1 ndaj Augsburg.
Jamal Musiala (22) në minutën e 42-të shënoi golin e barazimit për Bayernin, që në fund shënoi fitore të rëndësishme.
Ai më vonë doli i lënduar dhe ndoshta do të humbasë Ligën e Kampionëve kundër Interit të martën, raporton Bild transmeton Periskopi.
Drejtori i Bayern Munchen, Max Ebrl në një prononcim pas ndeshjes e konfirmoi se Musiala do të mungoj kundër Interit: “Nuk duket mirë, s’do të mund të luaj të martën”
Edhe trajneri Joshua Kimmich është deklaruar pas lëndimit të tij.
“Është padyshim jashtëzakonisht e hidhur. Nuk ka rëndësi nëse është Jamal apo dikush tjetër. Është e çmendur se çfarë lëndimesh kemi për momentin”, tha ai.



