Telat e bakrit me 45 fije që përdridhen, lopata e rrotorit të gjeneratorit: Top momentet e Kurtit kur na kënaqi me llaf

Telat e bakrit me 45 fije që përdridhen, lopata e rrotorit të gjeneratorit: Top momentet e Kurtit kur na kënaqi me llaf

Kosovës sot i rikthehet terri në çdo gjashtë orë. Kjo ka shkaktuar nervozë te qytetarët, bizneset që mund të dëmtohen shumë si dhe një temë ku opozita po e kritikon ashpër Kurtin.

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, shkroi mbrëmë se Qeveria vazhdon vetëm ta vëzhgojë situatën.

“Dimri i këtij viti do të jetë më i rëndi që Kosova ka përjetuar ndonjëherë. Reduktimet e energjisë dhe faturat e shtrenjta do të godisin secilën familje kosovare e secilin biznes – prodhues, tregtar e shërbyes pa dallim. Kjo krizë e re, nuk buron në Kosovë, por përballueshmëria e saj varet vetëm nga politikat e Qeverisë së Kosovës – e cila, ndonëse e paralajmëruar me kohë, vazhdon me kokëfortësi vetëm të vëzhgojë”, tha Abdixhiku.

Ndërkohë, PDK, ka njoftuar për një konferencë lidhur me temën e energjisë, sot pas orës 13:00.

Kur në fillim të vitit, Kosova u përball me krizën e rrymës plus shtrenjtimin enorm të saj, kryeministri Kurti pati bërë bujë me deklaratën qesharake se situatën mund ta përballonim – veç tjerash – edhe duke u ngrohur me batanije.

Me fotolajme dhe video, risjellim disa deklarata:

Ja edhe disa deklarata të tjera të Kurtit, ku shfaqet si njohës i mirë i fushës së energjisë, por sa po kryen punë gjithë kjo dituri e kryeministrit për elektrikën?

Deklarata 1: Dhe më pastaj 45 fije të tilla, përdridhen bëhen bashkë dhe shndërrohen në një tel te bakrit që e ka prerjen tërthore me sipërfaqe 2.5 milimetra katrorë dhe granolati si lëndë e parë që importohet, përpunohet në këtë fabrikë dhe shndërrohet në izolim të telit të bakrit.

Deklarata 2: E dyta, nuk ka ra menaxhmenti, por ka ra turbina. A e kuptoni? Lopatat e rrotorit të gjeneratorit B2 janë copëtuar, për shkak se shtypja e avullit, në vend që të jetë 120 bar sipas specifikacionit, ka qenë 90 bar. Ddhe avullahi ka qenë me lagështi më të madhe edhe i ka copëtu lopatat e vjetëruara, të cilat kanë ra dhe e kanë dëmtu kondensatorin. N uk ka ra pra menaxhmenti, por ka ra turbina. Sa i përket filterave, ata kanë dashur t’i instalojnë filterat, por kur kanë shku aty e kanë pa që është llom. Duhet njëherë bojlerat, pastaj filterat. E ju s’i keni bë as filterat, as bojlerat Nuk ka filtera pa bojlera. E ne do t’i vendosim bojlerat, që t’i vendosim edhe filterat”, pati deklaruar Kurti në Kuvend.

Shpërndaje në: