Temperaturat sot deri në 32 gradë Celsius

Temperaturat sot deri në 32 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 e deri në 14 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës do të jenë nga 27 e deri në 32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 e deri në 4 metër për sekond./Periskopi/

Shpërndaje në: