Tenistja sllovene u tërhoq nga Australian Open shkaku i ajrit të ndotur: “Kisha frikë”

Tenistja sllovene u tërhoq nga Australian Open shkaku i ajrit të ndotur: “Kisha frikë”

Tenistja sllovene Dalila Jakupoviq thotë se “ishte shumë e frikësuar” pasi u tërhoq nga ndeshja kualifikuese në Australian Open për shkak të “ajrit të ndotur” pas zjarreve pyjore që po vazhdojnë në Australi.

Sllovenja që është e 180-a në botë duhej të ndihmohej që të nxirrej jashtë fushës së lojës pasi rezultati ishte 6-5 5-6 kundër zviceranes Stefanie Vogele në raundin e parë kualifikues në Melbourne.

“Ishte përnjëmend shumë keq. Kurrë s’kam përjetuar diçka kësisoj,” tha Jakupoviq.

“Kisha frikë se do të mbetesha pa ndjenja sepse nuk po mund të ecja më.”

Kjo ndeshje u shty për një orë të martën dhe praktika mes tenistëve tjerë ishte shtyrë po ashtu për shkak të cilësisë së dobët të ajrit, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Organizatorët thanë se kushtet pritej që të përmirësoheshin dhe se do të kishte monitorim konstant.

Njerëzit në Melbourne janë këshilluar që të rrinë brenda shtëpive të tyre dhe t’i mbajnë edhe kafshët e tyre me vete.

Të paktën 28 njerëz kanë vdekur dhe 10 milionë hektarë janë djegur për shkak të zjarreve që kanë nisur që nga 1 korriku.

Edhe ndeshja ekzibicionale e tenistes së famshme Maria Sharapova u shty për shkak të së njëjtës arsye. /Periskopi

Shpërndaje në: