Tensionet SHBA-Venezuelë, Trump thotë se u “godit” një strukturë bregdetare

Tensionet SHBA-Venezuelë, Trump thotë se u “godit” një strukturë bregdetare

Presidenti amerikan Donald Trump,  ka lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “goditur” një strukturë bregdetare, nga i cili ka thënë se po bëhej ngarkimi i drogës, transmeton agjencia “AP”.

Trumpi fillimisht e konfirmoi sulmin në atë që dukej se ishte një radio-intervistë e improvizuar të premten, dhe kur u pyet të hënën nga gazetarët në lidhje me “një shpërthim në Venezuelë”, ai tha se SHBA-ja ka goditur një strukturë nga e cila anijet po ngarkoheshin me drogë për transportuar atë.

“Pati një shpërthim të madh në zonën e portit ku ata ngarkojnë anijet me drogë”, tha Trump, ndërsa u takua në Florida me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. “Ata ngarkojnë anije me drogë, kështu që ne goditëm të gjitha anijet dhe tani goditëm zonën. Është zonë zbatimi. Atje është vendi ku ata zbatojnë. Dhe kjo nuk është më aty”.

Administrata Trump thotë se synim i ka anijet që po kontrabandojnë drogë për në SHBA. Sulmet po i afrohen bregdetit, pasi deri më tash ishin kryer nga ushtria në ujërat ndërkombëtarë në Detin e Karaibeve dhe në lindje të Oqeanit Paqësor.

Ushtria amerikane tha se kreu një tjetër sulm të hënën kundër një anije për të cilën pretendon se kontrabandonte drogë në lindje të Oqeanit Paqësor, duke lënë të vrarë dy personat. Që nga fillimi i shtatorit janë kryer 30 sulme dhe janë vrarë të paktën 107 persona, sipas shifrave nga administrata Trump.

Trump nuk ka pranuar të thotë nëse Ushtria Amerikane apo CIA kreu sulmin në strukturën portale apo edhe vendin e saktë se ku ndodhi. Ai madje nuk e konfirmoi se ndodhi në Venezuelë.

“E di saktësisht se kush ishte, por nuk dua të them se kush ishte. Por, ju e dini se ishte përgjatë bregdetit”, tha Trump./Periskopi/

Shpërndaje në: