Tensionet vetëm sa shtohen: Rusia rrit numrin e forcave afër kufirit me Ukrainën

Tensionet vetëm sa shtohen: Rusia rrit numrin e forcave afër kufirit me Ukrainën

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes tha sot se grumbullimi i forcave ruse pranë kufirit me Ukrainën është rritur në 24 orët e fundit.

Nga Pentagoni thanë se ka akumulim të forcave luftarake në këtë periudhë kohore në pjesën përendimore të Rusisë.

“Ne vazhdojmë të shohim, përfshirë në 24 orët e fundit, më shumë akumulim të forcave luftarake të besueshme të grumbulluara nga rusët në, përsëri, në pjesën perëndimore të vendit të tyre dhe në Bjellorusi”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.

Kirby tha se ngritja ka qenë “jo dramatike”, por “gjithashtu jo sklerotike”.

Shpërndaje në: