Tentim grabitja në Bregun e Diellit, Prokuroria: Të dyshuarit ende në arrati

Tentim grabitja në Bregun e Diellit, Prokuroria: Të dyshuarit ende në arrati

Një tentim grabitje ka ndodhur sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Lidhur me rastin, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë se të dyshuarit ndodhen ende në arrati.

“Ju njoftojme, se ne lagjen Breg te Diellit ka ndodhur nje grabitje ne tentative dhe kryersit ende ndodhen ne arrati. Prokurori i shtetit se bashku ne njesitet e tjera relevante jane duke i ndermarr te gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore per arrestimin e personave te dyshuar per vepren penale “Grabitje ne tentative” ne baze te nenit 317 lidhur me nenin 28 dhe “Mbajtja ne pronesi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve” sipas nenit 366 te KPRK-se. Per cdo zhvillim te ri ju njoftoj me kohe”, kanë thënë nga prokuroria. /Periskopi/

Shpërndaje në: