Tentim vrasje në Kamenicë, i dyshuari në arrati, policia jep detaje
Një tentim vrasje ka ndodhur të mërkurën në Kamenicë.
Sipas policisë, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër, me ç’rast viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
Nga ana tjetër, dorasi gjendet në arrati, derisa hetimet po vazhdojnë.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari është në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë./Periskopi



