Tentoi të vras vëllanë e i kërconi me vrasje babanë, nënën e motrën – kërkohet paraburgim për gjakovarin

Tentoi të vras vëllanë e i kërconi me vrasje babanë, nënën e motrën – kërkohet paraburgim për gjakovarin

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.V., pasi që i njëjti ka tentuar të vras vëllain e tij me inicialet B.V., për shkaqe pronësore, si dhe ka kanosur se do ti privojë nga jeta anëtarët e familjes, përkatësisht nënën, babain, si dhe  motrën e tij.

“Kanosja ka ndodhur përmes telefonit duke iu thënë se do iu vras të gjithëve, përfshirë edhe fëmijët e motrës së tij”, thuhet në komunkatën e prokurorisë.

“I pandehuri V.V., paraprakisht kishte kërkuar të takohet me të dëmtuarin në zyrën e tij, e më pas duke e kanosur me fjalë, me armë zjarri gjuan disa herë në drejtim të këmbëve të dëmtuarit e pastaj i drejton armën në fytyrë, ku deri sa i pandehuri tenton ta ndërroj karikatorin,  i dëmtuari arrin të largohet nga vendi i ngjarjes dhe njofton policinë”.

I arrestuari ngarkohet me veprat penale “Kanosje”, “Vrasje e rëndë në tentativë”, si dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shpërndaje në: