Ter Stegen duke dalë nga porta pa arsye kundër Benficas, përmbledhë Barcelonën aktualisht

Ter Stegen duke dalë nga porta pa arsye kundër Benficas, përmbledhë Barcelonën aktualisht

Barcelona e Ronald Koemanit dhuroi një tjetër paraqitje të tmerrshme të mërkurën mbrëma, derisa u demolua nga Benfica në Champions League.

Pas humbjes 3-0 kundër Bayern Munichut në Grupin F, fansat e blaugranëve u zhgënjyen sërish teksa pësuan disfatë me të njëjtin rezultat nga Benfica, transmeton Periskopi.

Mirëpo, gjërat kanë mundur të shkonin edhe më keq për katalunasit, të cilët mund të pësonin edhe një herë në fillim të pjesës së dytë.

Portieri i Barcës, Ter Stegen në mënyrë të pashpjegueshme doli nga porta, derisa Nunez e kaloi me lehtësi por vetëm fati dhe ndihma e shtyllës e shpëtoi Barcelonën nga pësimi i golit.

E drejtë të themi se pamjet e mëposhtme përmbledhin situatën aktuale të Barcelonës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: