Tërhiqet nga gara kandidati i Guxos’së për kryetar të Gjilanit
Ilir Poroshtica, kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, është tërhequr nga gara për zgjedhjet komunale të 12 tetorit.
Poroshtica, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka marrë vendim që të tërhiqet nga gara.
“Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit”, thuhet në postimin e tij.
Ai ka falënderuar përkrahësit e tij, teksa ka shtuar se do të vazhdojë të kontribuoj për shoqërinë në këtë komunë.
“Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit. Pavarësisht largimit të shpejtë nga gara, dorëheqjes nga anëtarësia dhe çdo pozicion partiak, do të vazhdoj të kontribuoj në shoqëri, siç kam bërë vazhdimisht. Me shumë keqardhje për votuesit”, ka përfunduar ai.
Periskopi kishte raportuar para pak kohësh se në Gjilan kishte pasur përplasje mes VV’së dhe Guxo, derisa Gërvalla e Peci të hidhëruar me Kurtin vendosën të kanadojnë me arkitektin Ilir Poroshticen.
Ndryshe shkak i kësaj përplasje ishte bërë një marrëveshjem sipas së cilës kandidati për kryetar të Gjilanit të është, Alban Hyseni, ndërsa bartës i listës të është Ilir Poroshtica nga partia “Guxo”.
Këtë marrëveshje e ka prishur ‘pa njo pa dy’ Alban Hyseni.
Alban Hyseni do të jetë edhe kandidat edhe bartës i listës./PERISKOPI/



