Tërmet me magnitudë 7.6 në Japoni, paralajmërohet cunami deri në 3 metra
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) ka lëshuar paralajmërim për cunami deri në 3 metra në bregdetin verilindor të vendit, pas një tërmeti të fortë me magnitudë 7.6 që goditi detin të hënën.
Paralajmërimi vlen për prefekturat Hokkaido, Aomori dhe Iwate. Lëkundjet u ndjenë në një zonë të gjerë të veriut dhe lindjes së Japonisë rreth orës 23:15 me orën lokale.
Sipas JMA-së, epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 80 kilometra larg bregut të prefekturës Aomori, në një thellësi prej 50 kilometrash.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve përgjatë vijës bregdetare të evakuojnë menjëherë zonat e rrezikuara./Periskopi/



