Tërmet në Shqipëri
![Tërmet në Shqipëri](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2023/03/Termet-1-500x300.jpg)
Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të ditës së sotme në zonën mes Korçës dhe Ersekës.
Sipas IGJEUM lëkundja më e fortë ka qenë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ndërsa epiqendra ka qenë në fshatin Mollas.
Ndërsa lëkundjet e tjera kanë qenë më të vogla. Sipas raportimeve nga bashkitë e Korçës dhe Ersekës nuk ka dëme materiale.